Molliqaj: Në VV shumë gjëra kemi bërë gabim

Aktuale

Molliqaj: Në VV shumë gjëra kemi bërë gabim

Më: 17 maj 2018 Në ora: 21:45
Dardan Molliqaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur për kohën e veprimit të tij në Lëvizjen Vetëvendosje.

Molliqaj ka thënë në emisionin “Pressing”, se VV ka gabuar shpeshherë.

“Plot gjëra kemi bërë gabim”, është shprehur Molliqaj.

“Ideja e protestave të shpeshta dhe jo të fuqishme ka qenë gabim… s’kishim rezultate”, ka thënë ai.

“Pastaj, ekskluziviteti që kemi pasur…. Mosgatishmëria për të pranuar njerëz që kishin bërë gabime, sipas nesh”, ka shtuar ai.

Këto, sipas tij, ishin “momente të dobëta” të VV’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat