Ish-ministrja e LDK-së: Qeveria Haradinaj për 3 muaj shpenzoi sa Qeveria Mustafa për 12 muaj

Aktuale

Ish-ministrja e LDK-së: Qeveria Haradinaj për 3 muaj shpenzoi sa Qeveria Mustafa për 12 muaj

Më: 17 maj 2018 Në ora: 23:19
Hykmete Bajrami

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar qeverinë e vendit, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, për shpenzimin e parasë publike.

Bajrami, ish-ministre e Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se "pothuajse në secilën mbledhje" të Qeverisë Haradinaj "ndahen mjete pa kurrfarë kriteri".

"Vetëm në tre muajt e parë, rezerva shtetërore është shpenzuar në atë masë sa Qeveria Mustafa ka shpenzuar brenda dymbëdhjetë muajve", është shprehur Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat