Rrëfimi rrëqethës i Nait Hasanit për Masakrën e Dubravës

Aktuale

Rrëfimi rrëqethës i Nait Hasanit për Masakrën e Dubravës

Më: 18 maj 2018 Në ora: 00:00
Nait Hasani

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka dhënë një rrëfim ekskluziv në televizionin T7 për Masakrën e Dubravës, në vitin 1999.

I emocionuar, Hasani, ish i burgosur politik në Dubravë, i mbijetuar i masakrës, ka treguar detaje rrëqethëse të asaj kohe.

Hasani ka rrëfyer se si gardianët përdornin dhunë ndaj të burgosurve, para ekzekutimit të shumë prej tyre. Ai ka thënë se dhuna bëhej gjithnjë e më agresivë në prag të bombardimeve të NATO's.

Deputeti ka thënë se dhuna ishte e përballueshme për ta, falë vullnetit të tyre, dhe shpresës se Kosova po çlirohej.

Në Dubravë, policia dhe ushtria serbe kishin zhvilluar një nga masakrat më të mëdha gjatë kësaj lufte në Kosovë.

Nga rreth 1 mijë të burgosur të cilët ishin në rreshtin e parë janë gjuajtur për vrasje me bomba e armë dhe mbi 150 të burgosur politik dhe ordiner shqiptarë janë vrarë, ndërsa mbi 300 të tjerë, janë plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat