Haradinaj nga Sofja: Me liderët e rajonit do të diskutojmë për bashkëpunim rajonal

Aktuale

Haradinaj nga Sofja: Me liderët e rajonit do të diskutojmë për bashkëpunim rajonal

Nga: A.M. Më: 18 maj 2018 Në ora: 10:36
Ramush Haradinaj me Zoran Zaev

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po merr pjesë në forumin ekonomik të Vjenës " Sofia Talks 2018".

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se së bashku me liderët e rajonit do të zhvillojmë diskutime produktive dhe konstruktive që ndërlidhen me fushat e bashkëpunimit rajonal

Postimi i plotë:

Sot nën patronatin e Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe margjinave të Samitit të Sofjes po zhvillohet edhe Forumi Ekonomik i Vjenës " Sofia Talks 2018".

Së bashku me liderët e rajonit do të zhvillojmë diskutime produktive dhe konstruktive që ndërlidhen me fushat e bashkëpunimit rajonal, vizionit për të ardhmen e vendeve tona si dhe iniciativave të përbashkëta zhvillimore e integruese drejt familjes evropiane.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat