Ibrahimi: Turp, po mundohen t’i hedhin hi syve BE-së për të marrë liberalizimin e vizave

Aktuale

Ibrahimi: Turp, po mundohen t’i hedhin hi syve BE-së për të marrë liberalizimin e vizave

Nga: G.B Më: 18 maj 2018 Në ora: 13:49
Ilustrim

Analisti politik, Ilir Ibrahimi, ka thënë se me ngritjen e aktakuzave fiktive dhe vendimet se kinse po e luftojmë korrupsionin, për të marrë liberalizimin e vizave, janë fëmijërore, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se nëse me këtë mundohen tu hedhin hi syve BE-së, sipas tij vendimmarrësit ose janë të padijshëm ose dashakeqës.

Këtë ai e ka quajtur të turpshme.

Postimi i tij i plotë:

Ngritja e aktakuzave fiktive dhe vendimet ad hoc për kinse po e luftojmë korrupsionin me qëllim për të plotësuar kushtin e liberalizimit të vizave është një qasje fëmijërore për vendosje të drejtësisë.
Nëse mendohet se me këtë po u hidhet hi syve autoriteteve të Bashkimit Evropian dhe po bëhet liberalizimi i vizave, atëherë me të vërtetë ose këta vendimarrës janë totalisht të padijshëm apo shumë dashakeqës.
Sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit bëhet me qasje konkrete dhe jo me aktrime.

TURP./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat