"Model i një spiuni të paregjur, që nuk ka mësuar asgjë nga shërbimi sekret të cilit i ka shërbyer"

Aktuale

"Model i një spiuni të paregjur, që nuk ka mësuar asgjë nga shërbimi sekret të cilit i ka shërbyer"

Nga: N.H Më: 19 maj 2018 Në ora: 12:02
Perleshja ne Kuvendin e Kosoves

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Enver Bytyçi, ka reaguar pas perleshjes që ndodhi dje në Kuvendin e Kosovës.

Bytyçi thotë se është neveritëse dhe e pabesueshme, sesi një politikan me përvojë dhe në moshë mund të bëjë veprime të tilla.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ndër tjerash thotë se, veprimi i Halitit ishte model i sjelljes së një spiuni të paregjur, që nuk ka mësuar asgjë nga shërbimi sekret të cilit i ka shërbyer. Ishte një shfaqje e turpshme deri në skajshmëri! Ishte burracakëri!

Ja postimi i plotë:

Deputeti burracak!

Një video e hedhur në internet na dëshmon se si Xhavit Haliti u soll dje në sallën e parlamentit të Kosovës ndaj deputetit Arben Gashi. Mesa shihet deputeti Haliti ngrihet për të shkuar te podiumi, por rrugën nuk e bën direkt. Rrotullohet dhe i del pas shpine Arben Gashit. Kur i afrohet atij në mënyrë krejt artificiale e te papritur bën sikur u pengua dhe e godet me trupin e tij zotin Gashi.

Image
Enver Bytyçi

E pashë dy herë! Ishte një video skuthash, një video që dëshmon pabesi, intrigë, stimulim! Ishte neveritëse dhe e pabesueshme sesi një politikan me përvojë dhe në moshë mund të bëjë veprime të tilla, që vetëm fëmijëve te kopshtit mund t'u shkojë për shtat. Ishte modeli i sjelljes së një spiuni të paregjur, që nuk ka mësuar asgjë nga shërbimi sekret të cilit i ka shërbyer. Ishte një shfaqje e turpshme deri në skajshmëri! Ishte burracakëri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat