Juristi tregon pse nuk duhet një asociacion serb në Kosovë

Aktuale

Juristi tregon pse nuk duhet një asociacion serb në Kosovë

Nga: H.O. Më: 19 maj 2018 Në ora: 14:46
Muhamet Kelmendi

Zyrtari i AAK-së, Muhamet Kelmendi ka përmendur disa arsye pse nuk duhet një asociacion serb në Kosovë.

Kelmendi shkruan në Facebook se në veri ku jeton minoriteti erb, pushteti qendror i Kosovës nuk ka fare qasje, as në arsim, as në dministratë, as në çështjet pronësore dhe juridike.

Ai shkruan më tutje se ‘serbët në Veri e në komuna ku janë shumicë i kanë të gjitha’.

Postimi i plotë:

Pse Asociacioni serb ne Kosove?

Cka duan me "shume" nderkombetaret me ndertimin e ketij statusi per Kosoven dhe per minoritetin serb ne Kosove?

Ku dergon ky status?

Nuk ka fushe qe minoriteti serb ne Kosove qe nuk ka te drejta absolute. Ato konsistojne ne vendet e rezervuara ne Kuvend (10). Minoritetit serb iu ka pranuar teresia territoriale dhe Lista Serbe e formuar nga Vucic udheheqe neper komua.

Ne territorin ku jeton minoriteti serb eshte bere ndjekja e teresishme e shqiptateve. Vetem ne Mitrovicen andej Ibrit jane debuar 12500 shqiptare. Ne tokat, ne shtepit dhe ne banesat e shqiptareve jane vendosur familjet serbe nga Serbia.

Ne Veri nuk ka qasje fare pushteti qendror i Kosoves.

Serbet nuk paguajne fare taksa e tatime, ndersa nga bugjeti i Kosoves marrin rroga neper komuna, ne administrate, ne shendetesi; marrin ndihma sociale dhe pensione, deri edhe rrymen elektrike ua paguan Prishtina etj. Mendohet se deri ne 100 milione Euro paguhen per mimoritetin serb.

Pushteti nuk ka ndikim as ne arsim, as ne administrate, as ne ceshtjet pronesore e juridike.

Nuk ka qasje fare as ne rend dhe ne luften kunder kriminalitetit.

Minoriteti serb eshte i perkdheluri i Prishtines, i UE dhe i shume shteteve te tjera ne bote. Thjeshte: jane qytetar te rangut te larte aristokrat ku nuk i nenshtrohen pushtetit qendror fare.

Pra, pse Asoviscioni?

Cka duan ata me shume se sa kane!

Serbet ne Veri e ne komuna ku jane shumice i kane te gjitha. Asgje neper ato komuna nuk

ka te shtetit te Kosoves, vec te shtetit serb

E Asociacioni pse?

Me kete duan qeveriraret ne Beograde me marre edhe me shume toke te Kosoves. Kete e tha krimineli Vucic kur tha:

"Serbia duhet te fitoje dicka".

Dhe kete e vertetoi z. Thaci:

"Kosova do humb dicka".

Keto thenje tregojne ndarjen e Kosoves ne dysh.

Po ku mbeti Kosova Lindore!

Pse?

Pse nuk i dergin Prishtina ne shtepit dhe ne tokat e veta shqiptaret ne Mitrovicen pertej Ibrit. 12500 veta jane nje numer i madh i qytetareve.

Ata duhet te kthehen atje.

Por, nese ndahet vendi dhe teoria me "humb" dicka qendron eshte e domosdoshme qe Prishtina mos te leshoj Trepcen, Mitrovicen dhe Ujmanin, sikundet qe duhet te kerkoje Kosoven Lindore( Luginen e Presheves).

Keto nuk duhet leshuar!

Me keto qendrime ka mundesi te ndalet e keqja.

Perndryshe nuk eshte Asiciacioni baze e te drejtave te njeriut e te qytetareve, te minoritetit, sepse serbet i kane te gjitha te drejtat e mundshme, madje ne maksimum dhe si askush tjeter ne bote, por Asociacioni ka per qellim thjeshte ndarjen dhe copetimin e Kosoves.

Me Asociacion merr fund Republika e Kosoves.

Kete nuk duhet lejuar.

MK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat