Avdullahu: Për bombat me telekomandë u shkolluam në Tiranë

Aktuale

Avdullahu: Për bombat me telekomandë u shkolluam në Tiranë

Më: 19 maj 2018 Në ora: 19:05
Artan Avdullahu

Në një rrëfim ekskluziv për Drejtësia në Kosovë ish pjesëtari i UÇK-së Artan Avdullahu ka rrëfyer për një grup njerëzisht të cilët pasluftës ishin trajnuar në Tiranë për të vendosur bomba me telekomandë.

Avdullahu në intervistën e tij pretendon që ka vendosur të paktën një bombë me telekomandë para një lokali në Dardani.

“Ka pas shumë persona sepse ne kemi qenë në Shkollë unë në Tiranë e kam kryer shkollën ‘Zbulim Kundër Zbulimi’ edhe me punua me telekomanda  ajo ka qenë shkollë private që na kanë quar njerëzit për mej kryer këto punë”, ka rrëfyer  Avdullahu. Ai ka shtuar se atje ishin me një grup shokësh të cilët kishin qëllime që të kryenin veprime patriotike pasluftës.

Ai ka denoncuar grupin duke thënë se të gjitha aktivitetet kanë dalë më pas si aktivitete të lidhura me interesa dhe biznese.

Avdullahu i cili pretendon se kishte qenë pjesëtarë i luftës në zonën e Llapit ka dhënë edhe detaje për metodat që ai i ka përdorur për të komanduar bombat ndërsa ka thënë se ka edhe shumë çka të tregoi. Deklaratat e Avdullahut dhe detajet e rrëfimit të tij ishin deponuar para një viti në prokurorinë e Prishtinës por ato nuk janë hetuar me arsyetimin se lënda është parashkruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat