Pasuria e Veselit 222 mijë euro, gruaja i vozit veturë 16 mijë euro

Aktuale

Pasuria e Veselit 222 mijë euro, gruaja i vozit veturë 16 mijë euro

Më: 20 maj 2018 Në ora: 15:11
Kadri Veseli dhe Violeta

Kadri Veseli, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës ka deklaruar pasuri të ngjashme në dy vjetët e fundit. Të dhënat e publikuara nga Agjencia Kundër Korrupsion, tregojnë se Veselit i janë zvogëluar të hyrat vjetore, derisa i janë rritur kursimet e tij dhe të bashkëshortes që i ruan në bankat e Kosovës.

Pasuria e paluajtshme që Kadri Veseli e ka deklaruar në AKK del të jetë 222 mijë euro. Sipas deklarimit të pasurisë, Violeta, bashkëshortja e Kadri Veselit, vozit një veturë vlera e të cilës është deklaruar 16 mijë euro.

Bashkëshortja e Veselit del të jetë mjaftë e zonja,  ajo përveç pagës  25,992, euro, merr pagë edhe nga buxheti i konsoliduar i Kosovës dhe atë në vlerë  4,602 euro.

Veseli në deklarimin e tij në AKK, mbi 10 hektarë tokë i ka deklaruar si pasuri e përbashkët, por nuk ka treguar për vlerën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat