Krasniqi tha se Vetëvendosje është grabitur prej një grupi, reagon zyrtari i VV-së

Aktuale

Krasniqi tha se Vetëvendosje është grabitur prej një grupi, reagon zyrtari i VV-së

Nga: N.H Më: 20 maj 2018 Në ora: 17:40
Florin Krasniqi

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, tash e tutje ka vendosur të mbështesë Partinë Social Demokrate e themeluar nga grupi i të pakënaqurve në Vetëvendosje.

Krasniqi edhe tha se Vetëvendosje është grabitur prej një grupi të njerëzve.

E lidhur më këtë, ka reaguar edhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Avni Zogiani.

Zogiani thotë se Krasniqi ka të drejt kur ankohet. Tutje, anëtari i VV-së shprehet se edhe ai beson se kjo parti është grabitur, por, sipas tij, nga aktivistët.

Ja postimi i plotë:

Florin Krasniqi po thotë qe VV është grabitur nga një grup i njerëzve... ky e pat themelue këtë Lëvizje edhe ka të drejte kur ankohet, edhe unë besoj se VV është grabitur...nga aktivistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat