Daut Haradinaj, Muharrem Nitaj e Halil Matoshi përsëri u ribashkuan sot në një restorant në Rahovec.
Këta zyrtarë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot u panë duke ngrënë drekë së bashku në “Stone Castle”, e cila ndodhet në Rahovec.
Përveç se u pritën me mish e raki, në këtë ndejë, këta zyrtarë u shoqëruan edhe me muzikë folklorike.
Kujtojmë se një betejë mishi të tillë e kishin pasur edhe në ditën e përkujtimit të Betejës së Kosharës.
Veç se aty, prezent ishin krerët e shtetit, si presidenti Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryediplomati Behgjet Pacolli e shumë zyrtarë të tjerë, të cilët kishin ngrënë drekë së bashku me muzikë “live”.