Bytyqi: Nisma po jep shembull se si qeveriset, në nivel qendror dhe lokal

Aktuale

Bytyqi: Nisma po jep shembull se si qeveriset, në nivel qendror dhe lokal

Më: 20 maj 2018 Në ora: 22:46
Shyqiri Bytyqi

Shyqiri Bytyqi nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se partia e tij po jep shembull se si qeveriset në nivelin qendror, dhe në atë lokal.

Bytyqi, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Kosovës, ka thënë, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se Nisma po rritet - dhe për këtë meritat ia ka dhënë punës së mirë në nivelin qendror.

Shkrimi i plotë i Bytyqit:

Bashkë me zëvendëskryeministrin Limaj, deputetë dhe anëtarë tjerë të kryesisë së Nismës, morëm pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Nismës Socialdemokrate në Prizren.

Fryma e Nismës Socialdemokrate po zgjerohet çdo ditë e më shumë. Ne po japim shembull se si qeveriset si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. Rritja e Nismës po ndodh për shkak të punës së mirë që po bëhet në nivel qendror.

Ne e kemi ulur kokën dhe po punojmë dhe kjo më së shumti u është dashur qytetarëve të Kosovës.

Qytetarët e Kosovës kanë nevojë më së shumti për politikat socialdemokrate të Nismës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat