Daçiq: Kemi presione për të arritur një marrëveshje me Prishtinën këtë vit ose vitin e ardhshëm

Aktuale

Daçiq: Kemi presione për të arritur një marrëveshje me Prishtinën këtë vit ose vitin e ardhshëm

Nga: H.O. Më: 22 maj 2018 Në ora: 09:21
Ivica Dacic

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq tha sot se ka presione ndaj Serbisë për të arritur një marrëveshje me Prishtinën këtë vit apo vitin e ardhshëm.

Megjithatë, ai thotë se Beogradi nuk do të tregtojë në aspektin e Kosovës për shkak të afateve kohore për anëtarësimin në BE, transmeton "Bota sot".

Daçiq tha për mediat serbe që vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, janë ta gabuara të pretendojnë se procesi është i pakthyeshëm.

"Si mund të jetë i pakthyeshëm nëse ka vende që e tërheqin vendimin për njohjen? Shumë vende sot reflektojnë mbi vendimin për të njohur Kosovën. Shumë prej tyre kanë probleme të ngjashme, si Papua Guinea e Re, e cila ka referendum për shkëputjen e një pjese të territorit të saj. Kur problemet e tilla trokasin në derën e tyre, duhet të mendojnë për njohjen e Kosovës", tha ministri serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat