Rama-Hajrizi rizgjedhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

Rama-Hajrizi rizgjedhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

Më: 22 maj 2018 Në ora: 11:15
Arta Rama-Hajrizi

Arta Rama-Hajrizi është rizgjedhur edhe për një mandat në krye të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas një njoftimi nga Gjykata Kushtetuese në seancën administrative të mbajtur sot në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë votuar kryetaren aktuale të Gjykatës, Arta Rama-Hajrizi, për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese.

Kryetarja Rama-Hajrizi do të fillojë mandatin e saj të ri në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, më 26 qershor, kur edhe përfundon mandati i saj i parë”, thuhet në njoftim.

Mandati i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është tri vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat