“Haradinaj miraton strategjinë kundër Korrupsion pa e bërë të “plotfuqishme” në Kuvend”

Aktuale

“Haradinaj miraton strategjinë kundër Korrupsion pa e bërë të “plotfuqishme” në Kuvend”

Nga: A.S Më: 22 maj 2018 Në ora: 12:08
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albula Haxhiu ka bërë një reagim kundër kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në një koment në profilin e saj në Facebook, Haxhiu ka shkruar se kryeministri Haradinaj ka miratuar strategjinë Kundër Korrupsion pa e bërë të plotfuqishme në Kuvend.

Ky është reagimi i saj:  

Reagim

Skandalet dhe shkeljet e Qeverisë Haradinaj nuk kanë të ndalur!

Me ligjin mbi Agjensionin Kundër Korrupsionit, neni 16 thuhet se “Qeveria paraqet për miratim në Kuvend strategjinë Kundër Korrupsionit.....”

Qeveria Haradinaj e ka miratuar këtë strategji ne Qeveri por NUK e ka proceduar në Kuvend pra e ka bërë të “plotfuqishme” pa e miratuar Kuvendi i Republikës së Kosovës!

Kjo është e papranueshme, jo e ligjshme dhe duhet dhënë përgjegjësi për këtë!

Bashkëngjitur gjeni Vendimin e nënshkruar nga kryeministri Haradinaj dhe Nenin 16 të Ligjit për AKK!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat