Shtyhet seanca e nesërme e Kuvendit – LDK kërkon zgjedhje

Aktuale

Shtyhet seanca e nesërme e Kuvendit – LDK kërkon zgjedhje

Më: 22 maj 2018 Në ora: 12:46
Avdullah Hoti

Seanca e Kuvendit e paraparë për ditën e nesërme është shtyrë.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, duke thënë se kuvendi është bërë jo funksional.

“Seanca e nesërme e Kuvendit shtyhet. Kuvendi është bere jo funksional. Kuvendit i ka humbur kuptimi, si institucioni me i larte i shtetit. Është urgjente funksionalizimi i institucioneve legjitime, përmes zgjedhjeve te lira e demokratike”, ka shkruar Hoti.

Për ditën e nesërme ka qenë e paraparë të vazhdohen punimet e seancës plenare me pikat e papërfunduara më 16, 17, 18, 20 dhe 26 prill, si dhe seancës me pikat e papërfunduara nga data 3 maj.

Ndër pikat e rendit të ditës kanë figuruar tri interpelanca për kryeministrin Ramush Haradinaj, e po ashtu edhe propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit,  Aida Dërguti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat