Prokuroria jep urdhër për intervistimin e Xhavit Halitit dhe Arben Gashit

Aktuale

Prokuroria jep urdhër për intervistimin e Xhavit Halitit dhe Arben Gashit

Më: 22 maj 2018 Në ora: 15:15
Gjate debatit

Debati i ashpër, degradues e ofendues si dhe përleshja fizike në mes të nënkryetarit të Kuvendit i cili është edhe deputet i PDK’së, Xhavit Haliti me deputetin e LDK’së, Arben Gashin kanë vënë në lëvizje Prokurorinë e Shtetit. Nga kjo e fundit tashmë është dhënë urdhëri për nisjen e hetimeve si dhe intervistimin e dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kështu ka thënë , kryeprokurori në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Ymer Beka.

Vetëm gjatë ditës së sotme hetuesit e policisë së Kosovës dy herë e kanë vizituar objektin e Kuvendit. Kishin shkuar për ta marrë në pyetje Xhavit Halitin e PDK’së e Arben Gashin e LDK’së, për konfliktin fizik të cilin e kishin pasur të premten që shkoi. Por hetuesit u kthyen zbrazur nga Kuvendi. Aty nuk arritën që ta marrin në pyetje asnjërin nga të zgjedhurit e popullit.

E urdhrin për t’i marrë në pyetje deputetët pas konfliktit të ndodhur e ka dhënë kryeprokurori në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Ymer Beka.

“Mund të ju konfirmojë se prokuroria e shtetit tashmë i ka nisur hetimet lidhur me konfliktin e ndodhur në Kuvend ditë më parë. Hetuesit kanë shkuar në Kuvend për ti marrë në pyetje deputeët por ata nuk kishin qenë në Kuvend. Prokuroria po i vazhdon hetimet lidhur me këtë vështje”, ka thënë Beka.

E ndërkohë deputeti i LDK’së, Arben Gashi mbrëmë në Pressing  ka deklaruar se është penduar për sjelljen dhe fjalorin e përdorur në Kuvend duke sqaruar se sjellja e tij nuk e përfaqëson rolin e tij në Kuvend.

Kujtojmë se Haliti derisa po votonte për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, është afruar pranë deputetit Gashi dhe e ka goditur më bërryl në bark. Derisa Gashi një ditë para sulmit fizik e kishte fyer me fjalë Halitin gjatë seancës së Kuvendit.

Veprimet e të dy deputetëve janë kritikuar nga ana e organizatave joqeveritare që e mbikëqyrin punën e Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat