Fondi prej 1.8 milion euro, përçanë komunitetet

Aktuale

Fondi prej 1.8 milion euro, përçanë komunitetet

Më: 22 maj 2018 Në ora: 16:17
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica, i cili raportoi para Komisionit për të Drejtat, dhe Interesat e Komuniteteve

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica, i cili raportoi para Komisionit për të Drejtat, dhe Interesat e Komuniteteve, lidhur me implementimin e projektit për ndërtimin e shtëpive për komunitetin jo shumicë, tha se ky projekt ka ngecur dhe se nuk ka filluar të implementohet për shkak të pakënaqësive të përfaqësuesve të komuniteteve në vend.

Ai tha se Fondi  i ndarë prej 1.8 milion euro, i cili është alokuar në Ministrinë që ai udhëheq, ende nuk është prekur, pasi që komunitetet,  nuk i kanë dorëzuar projektet e tyre për ndërtimin e shtëpive.

Ndërsa thotë se nëse këto mos marrëveshje mes komuniteteve vazhdojnë dhe më tej, ai do të kërkojë nga Qeveria që mjetet prej 1.8 milion euro, të kthehen në buxhetin e Kosovës.

 Reçica: Ose dakordohuni, ose mjetet do t’i kthehen buxhetit të shtetit

“ Nuk ka dakordancë mes grupeve te komuniteteve jo shumicë, unë nuk e kam ndërmend të filloj procedura, të shkaktoj pakënaqësi të një grup apo një grup tjetër. Sepse në instancë të fundit,  këto mjete janë për të gjitha komunitetet dhe unë do t’i filloj procedurat vetëm atëherë kur ka dakordancë të plotë  mes atyre, që pretendohet se këto mjete janë për to. Dhe në rast se vazhdohet me këtë situatë mua nuk më mbetet rrugë tjetër, vetëm të shikohet mundësia që në rishikim të buxheteve, t’i kërkoj Qeverisë që këto mjete të hiqen nga Ministria e Punës. Sepse në fund të vitit performanca ime, do të dal jo e mirë, sa i përket zbatimit të buxhetit. Për mos me ardh deri tek kjo unë me shumë mirësi, lus të gjithë të pranishmit këtu,  por dhe ata që nuk janë këtu të ulen, të bisedojnë për të gjetur një zgjidhje, që këto mjete qëllimi i të cilave po e përsëris të satën herë është për përmirësimin dhe ngritjen e mirëqenies të të gjitha komuniteteve jo shumicë në Kosovë, të pajtohen dhe të vijnë me projektet e tyre për të filluar procedurën.. Unë uroi që ju të merreni vesh në mes vete dhe të vini me një dokument, që keni pajtueshmëri të plotë, që këto mjete nuk do të ketë më pakënaqësi as të grupit 6 +, as atyre që nuk bëjnë pjesë në grupin 6+, me qëllim që të hapet mundësia e fillimit të zhvillimit të procedurave për realizimin e projekteve”, tha ministri i Punës.

Deputeti Veton Berisha, tha se ata janë ankuar tek ministri, pasi që sipas tij po tentohet që komuniteti egjiptian të cilit dhe i përket si dhe ai goran,  të përjashtohen nga ky fond.

Berisha: Po duan t’i përjashtojnë nga fondi komunitetin egjiptian dhe goran

“ Pse e kemi ngrit këtë çështje,  për shkak se ne e kemi parë haptas që komuniteti egjiptian dhe komuniteti goran po tentohet të përjashtohet nga ky fond. Është kërkuar nga një grup parlamentar, që këto komunitete të përjashtohen. Arsyet ne nuk i dimë. I dimë prej këndeve të personave që i kanë intepretu, por arsyet kushtetuese dhe ligjore vërtetë nuk i dimë dhe ndoshta nuk duam as t’i dimë. Unë prapë po them se unë jam i interesuar që të nis ky projekt sa më parë, sepse është projekt shumë i rëndësishëm për neve. Nuk duhet të neglizhohet për interesa politike e personave të caktuar...E rënda e krejt kësaj pune, ka qenë se nga kolegët tonë deputet, nga grupi 6+, është thënë se nëse t’i dhe komuniteti yt egjiptian, do të jetë pjesë e këtij buxheti, do të merr pjesë në këtë buxhet, është thënë se këtu do të bëhet kiameti, do të bëhet ‘deti kos’. Ë shtë thanë këtu se nëse preket ky buxhet ne do të bëjmë çmendurina ”, tha Berisha.

Kolegu i tij Danush Ademi nga grupi 6+ tha se vet Berisha ka kërkuar të mos jetë pjesë e kodit të komunitetve, duke e cenuar kështu  të drejtën e komunitetit që përfaqëson.

Ademi: Dikush don t’i jap ngjyrë politike

“Nëse dikush don me i dhanë ngjyrë politike dhe shkon ne favor të dikujt,  që me u ndërpre ky projekt dhe shkon në suficit, kjo është mëkat. Ne nuk jemi që ky buxhet me shku në suficit.  Ne e dimë që interesi i dikujt nëse unë nuk përfitoj interesi pikërisht i Veton Berishës, për me e pengu procesin e ndërtimit. Sepse i humb poenat politik në terren.  Qohet një grup dhe do ta ndërpremë për shkak të poenëve politike.  Unë e di që zgjedhje nuk kemi herët është, për zgjedhje. Nuk e di kush po i kërkon. Por nuk fitohen zgjedhjet duke e penguar procesin e ndërtimit për rastet sociale...Zotria më herët është distancuar nga çdo kërkesë e komunitetit,  të cilët ne e bëjmë. Është distancuar në kuvend, thotë se duhet të jem i barabartë me të gjithë qytetarët e republikës së Kosovës s’dua kod të veçantë”, tha ai.

Edhe Albert Kinolli nga 6+ tha se duhet ta hiqet  dyshimi se asnjë komunitet s’ka asgjë kundër tjetrit dhe se  këto  mjete i takojnë të gjitha komuniteteve,

Kinolli: Vuajtjet e dhimbjet i kemi të njëjta

“Të nderuar shqip po lexoj . A jeni ka kuptoni ajo. Nuk ka të bëjë me shkelje o zotni. Kjo është për ministrin e Punës dhe nga grupi parlamentar 6 +. Cila është logjika ne me kërkua për komunitete tjera. Pse këta komunitetet tjera, nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e vet sikur ne që i kemi shfrytëzu të drejtën kushtetuese,  me bë kërkesë sikurse ne që i kemi bërë. Këtë s’po e kuptoj unë. Ne s’kemi bërë shkelje, kemi bërë kërkesë. Pse kërkesë të njëjtë s’kanë bërë dhe deputetë tjerë. Tani kemi mund me u ul, me thanë Albert, Danush a din cka. Ju i keni 1.8 milion ne i kemi 800 mijë specifikat për ndërtim të shtëpive bre koleg i kemi të njëjta. Vuajtjet e dhimbjet i kemi të njëjta”, tha Kinolli.

E pas këtij debati ishte Hetem Arifi, ai që ua kujtoj të pranishme në Komision, se aty nuk është odë e burrave.

Arifi: Këtu s’është odë e burrave

“Unë po e kuptoj që ky fond , këto mjete janë të dedikuara për komunitetet, atëherë unë nuk po shoh kurgja të keq,  me u përfshi të gjitha komunitetet, se vetëm kështu nuk shkelet ligji dhe Kushtetuta e Kosovës. Po dëgjoj realisht këtu me keqardhje po e them,  se këtu nuk është odë e burrave, por Parlament dhe Qeveri”, tha ai.

Ndryshe, në  Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, ishte paraparë që të raportonte dhe ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtiq , lidhur me implementimin e projektit për ndërtimin e shtëpive për komunitetin jo shumicë, por ai nuk ishte i pranishëm në Komision.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat