Kur pritet mbajtja e zgjedhje të parakohshme, sipas Arben Gashit

Aktuale

Kur pritet mbajtja e zgjedhje të parakohshme, sipas Arben Gashit

Më: 22 maj 2018 Në ora: 23:12
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se zgjedhjet e ardhshme, të cilat, sipas tij, mund të mbahen diku në gusht të këtij viti, do të sjellin ndryshime radikale të skenës politike.

“Nëse pritjet janë që në qershor të kemi rekomandimin për vizat, atëherë ne më pas duhet të marrim vendim se kur duhet të mbahen zgjedhjet, 45 ditë maksimalja, diku në gusht zgjedhjet i bien. Do të ketë një ndryshim radikal të skenës politike në Kosovë”, ka pohuar Gashi.

“Është edhe opsioni tjetër që me dakordim të mbajmë zgjedhjet mbase në shtator, apo tetor”.

Gashi ka deklaruar se me Listën Serbe do ta rrëzonin qeverinë, por jo nëse deputetët e saj kanë kushte për bashkëpunim.

“Nëse Lista Serbe ka kushte për rrëzimin e qeverisë, atëherë jam kundër që kjo të bëhet me Listën Serbe”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat