Sot është duke u shënuar dita olimpike lidhur me këtë rast presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se është një rast i mirë për t’i kujtuar të gjithë ata që nga rrënojat e ngritën, modernizuan dhe në fund e anëtarësuan sportin tonë, shtetin tonë, në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Po ashtu, ai ka thënë se falë këtij kontributi dhe talenteve të jashtëzakonshme, flamuri i Kosovës valoi në garat më të mëdha ndërkombëtare, duke u lartësuar nga Majlinda Kelmendi në Olimpiadën e RIO-s.
Postimi i plotë:
Dita Olimpike është një rast i mirë për t’i kujtuar të gjithë ata që nga rrënojat e ngritën, modernizuan dhe në fund e anëtarësuan sportin tonë, shtetin tonë, në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Falë këtij kontributi dhe talenteve të jashtëzakonshme, flamuri i Kosovës valoi në garat më të mëdha ndërkombëtare, duke u lartësuar nga Majlinda Kelmendi në Olimpiadën e RIO-s.
Çdo ditë, të rinjtë tanë po i jetësojnë ëndrrat e sportistëve që punuan pareshtur për ta parë Kosovën përkrah popujve të tjerë në garat botërore.
Ata po i motivojnë edhe fëmijët tanë, që përmes talenteve të tyre, të bëhen pjesë e promovimit të Kosovës kudo në botë. HTH