Ilir Deda e quan “Dokument-diktat” propozimin e Kurtit

Aktuale

Ilir Deda e quan “Dokument-diktat” propozimin e Kurtit

Nga: D.RR Më: 25 maj 2018 Në ora: 19:33
Ilir Deda

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, pas tryezës së sotme të thirrur nga Vetëvendosja.

Propozimin e sotëm të Vetëvendosjes, Deda e quan “Dokument-Diktat” të tyre, ndrësa jep edhe arsyetimin e tij pse fleta e nënshkrimve nuk kaloi te partitë e tjera.

Postimi i plotë:

Ja edhe unë po reagoj ndaj “kundër-reagimeve”. 

Për Albulenën: Letra qëndroi te përfaqësuesi i Lëvizjes për Bashkim, ndërsa pse nuk pat interesim të nënshkruhet nga partitë politike dokumenti-diktat nuk është pyetje për mua. Fakt lehtë i verifikueshëm nga mediat - të gjitha ishin prezente. 

Për Zyrën e Presidentit: sa që humbni kohë të shpikni inate personale, lexojeni edhe njëherë Komentarin e Gjykatës Kushtetuese që e pamundëson Thaçin - apo cilindo që mund të ishte President i Kosovës - të negociojë me Serbinë pa mandat të qartë të Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat