Qirezi: Ndryshimet në sistemin e arsimit, nuk kanë ndikuar në rritjen e cilësisë

Aktuale

Qirezi: Ndryshimet në sistemin e arsimit, nuk kanë ndikuar në rritjen e cilësisë

Më: 25 maj 2018 Në ora: 21:53
Bardha Qirezi

Ekspertja e arsimit, Bardha Qirezi ka theksuar se sistemi i arsimit në Kosovë është fokusuar në ristrukturimin e tij, duke shtuar se ky ristrukturim ka ndryshuar shumë gjëra.

Ajo në emisionin Përballje, ka thënë se ndryshimet në sistemin e arsimit, nuk kanë ndikuar në rritjen e cilësisë, pavarësisht se ka pasur reforma në cikle të ndryshme.

“Shembull gjatë kësaj kohe i kemi ndryshimet në klasën e pestë, më pas klasën e nëntë, testin e klasës së nëntë, më pas atë të maturës e kështu me radhë”, ka shtuar Qirezi.

Sipas saj, ka humbur fokusi në atë që është më e rëndësishme, e që ka qenë zhvillimi individual, zhvillimi i talentit dhe krijimi i një atmosfere ku të gjithë mësojnë së bashku.

“Qeveria me akterët tjerë duhet të fokusohet në zhvillimin e arsimit të hershëm, gjë e cila është barrierë për aktivizimin e grave në biznes. Mendoj se duhet të kemi një fokusim tek cilësia dhe jo të bëhen eksperimente tjera në sistemin arsimor”, ka theksuar Qirezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat