"Nëse Gjykata Speciale do të ishte e drejtë, Xhavit Haliti do të duhej të jepte përgjigje për këto vrasje"

Aktuale

"Nëse Gjykata Speciale do të ishte e drejtë, Xhavit Haliti do të duhej të jepte përgjigje për këto vrasje"

Nga: H.O. Më: 25 maj 2018 Në ora: 22:29
Ilustrim

Emri i Xhavit Halitit, nënkryetarit të LKuvendit është përmendur disa herë se qëndron prapa disa veprave penale. Madje, si shkak i kësaj është thënë se Haliti do të jetë njëri ndër të gjykuarit e Gjykatës Speciale.

Ish pjesëtari i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se derisa kjo gjykatë është selektive, nuk do të merret me Xhavit Halitin dhe bashkëpunëtorët e tij, ndonëse do e meritonte.

Image
Naim Miftari

“Xhavit Haliti nuk do të gjykohet apo dënohet nga gjykata e padrejtë ndërkombëtare ndaj popullit tanë me seli në Hagë, jo që nuk e meriton Xhavito me disa shokë me shku në burg, por vetë gjykata është jo e drejtë ndaj nesh si komb, është gjykatë selektive. Është gjykatë politike kundër UÇK-së ku i përjashton nga gjykimi kriminelët ballkanik serb. UÇK ka patur edhe gabime por ka qenë kohë lufte një ushtri vullnetare, ushtri pa kontroll të plotë ushtri katunesh e komandantësh të ndryshëm, UÇK ka pasur edhe kriminelë në radhët e saj, por krimet e mundshme janë minimale individuale në kohën e luftrave shumë më pak se sa në vendet tjera”, thekson Miftari.

Miftari thotë më tutje se në UÇK ka pasur rryma edhe lojëra të ndyta të dirigjuara nga e ashtuquajtur byroja politike e Hashim Thaçit e në fakt ka qenë i ashtuquajturi shtabi i përgjithshëm me qendër në Tiranë Rogner.

“Në shumicën e rasteve qëndron prapa krimeve dhe urdhërave për ndonjë krim lufte, e them me plotë përgjegjsi se pa dijen dhe miratimin e Hashim Thaçit nuk ka mujt me ndodhë gjatë asnjë krim i mundshëm në Kosovë gjatë luftës dhe pas luftës sidomos vrasjet politike ku viktimat janë atdhetarë dhe konkurrent politik shqiptar”, thotë Miftari.

Sipas tij, nëse Specialja do të ishte një gjykatë e drejtë, Xhavit Haliti do të duhej të jepte përgjigje për shumë vrasje në Kosovë.

“Nëse do ishte një gjykatë e  mirëfillt e drejtë dhe do ta arrestonte Xhavitin që në fakt kjo nuk ndodh, Xhaviti do duhej përgjigjur kush e vrau dhe pse u vra dëshmori IlirKonushevcin, kush e vrau ministrin e mbrojtjes Ahmet Krasniqin, kush dhe pse e vranë e zhduken Sadri Ramqen, si dhe u vra Remzi Hoxha, si u vra deputeti dëshmori Smajl Hajdaraj, pse u vra Behadin Hallaqi, por asnjë variant nuk do ishte i drejtë po nuk shkoj në burg para Xhavit Halitit, vet i pari Hashim Thaçi, Adem Grabovci, Azem Syla, Kadri Veselu dhe disa komandantë të lidhur me shtabin e Rognerit që vranë shqiptarë, sabotuan dhe përçanë luftën, por edhe vodhën e përvetësuan çdo të mirë material, që ju erdh në dorë e vodhën e përvetësuan miliarda euro dhe bën shkatërrimin e ekonomisë të Kosovës dhe ndihmuan në fuqizimin e ekonomisë dhe ndikimit politik serb, por edhe ndikimit territorial serb në vendin tonë”, thotë Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat