Flet avokati që u ther dje me thikë në zyrën e tij në Prishtinë

Aktuale

Flet avokati që u ther dje me thikë në zyrën e tij në Prishtinë

Më: 26 maj 2018 Në ora: 11:28
Arlind Jupolli

Avokati Arlind Jupolli i cili është therur me thikë të premten, në qendër të Prishtinës, tha se këtë sulm dëshiron ta mbajë brenda familjes.

“Nuk dua ta bëj më të madhe, po e mbaj brenda familjes” është shprehur Jupolli.

Ai ka thënë se nuk e ka njohur atë person dhe nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje me të.

“Nuk ka pasur asgjë personale edhe nuk i di akoma arsyet pse ka ndodhur ai sulm” shtoi avokati.

Ndërsa sipas Policisë, dyshimet e para që janë ngritur janë se version i hetimit është se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që i dyshuari kishte me viktimën në zyrën e tij në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet. Gjendja e tij mësohet se është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës e ka identifikuar sulmuesin, i cili kishte pasur mosmarrëveshje me avokatin në zyrën e këtij të fundit.

“Sipas informacioneve të para eshte ngritur versioni i hetimit se pas një mosmarrëveshjeje që i dyshuari kishte me viktimën në zyrën  e tij ai e kishte sulmuar atë me shufër hekuri si dhe më pas e kishte therrur me thikë duke i shkaktuar lëndime trupore. Dyshuari eshte identifikuar dhe policia po punon per lokalizimin e vendndodhjes së tij".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat