Lekaj: Na duhet ti riparojmë mospunët e të tjerëve

Aktuale

Lekaj: Na duhet ti riparojmë mospunët e të tjerëve

Nga: N.H Më: 26 maj 2018 Në ora: 13:00
Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj thotë se edhe pse në ditë pushimi duhet t'i riparojmë mospunët e të tjerëve që kishin vetëm demagogji dhe mosguxim për të punuar.

Lekaj përmes një njoftimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka thënë se sot fillon asfalltimi i rrugës Skivjan në drejtim të fshatit Novosellë, një invenstim i Ministrisë së Infrastrukturës bashkë me komunën e Gjakovës.

Ja njoftimi i plotë:

E shtunë po, vikend po, por na duhet t'i riparojmë mospunët e të tjerëve që kishin vetëm demagogji dhe mosguxim për të punuar.

Sot fillon asfalltimi i rrugës Skivjan në drejtim të fshatit Novosellë, një invenstim i Ministrisë së Infrastrukturës bashkë me komunën e Gjakovës.

Çdo ditë do të punojmë për të mirën e vendit, për infrastrukturë të zhvilluar.

Urime Gjakovë!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat