Tahiri: Kosova ka konsensus për te ecur drejt BE-së, duhet te jemi produktiv në këtë rrugë

Aktuale

Tahiri: Kosova ka konsensus për te ecur drejt BE-së, duhet te jemi produktiv në këtë rrugë

Më: 26 maj 2018 Në ora: 14:21
Besnik Tahiri

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri ka thënë se Kosova ka konsensus për të ecur drejt Bashkimit Europian. Ai ka thënë se është e rëndësishme që Kosova të jetë produktive në Bruksel për përmbushjen e agjendës së reformave europiane.

Besnik Tahiri, Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore, ka thënë se euro-entuzuazmi i shoqërisë së Kosovës duhet të shërbejë si energji për ndjekjen e reformave.

Ai ka thënë se Kosova duhet të jetë produktive në Bruksel, në rrugën për përmbushjen e agjendës së reformave europiane.

“Euro-entuziazmi i shoqërisë kosovare duhet të na shërbejë si energji për ndjekjen e reformave. Është tepër me rëndësi të jemi produktiv dhe në mënyrë strukturore dhe në detaje ta informojmë Brukselin dhe të tjerët lidhur me hapat teknik dhe politik që po i përmbush Kosova në raport me agjendën e reformave evropiane”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai ka treguar se gjatë vizitës së tij në Bruksel, në secilin takim si në Komision Evropian por edhe në takim në Zyrën e Kryeministrit Belg ka theksuar se në Kosovë ka koncensus të gjerë politik për procesin integrues, “njëherësh dialogu i hapur që kultivon Kosova me gjithë komunitetet në akomodim të plotë brenda institucioneve dhe shoqërisë. Kosova është dhe do të bëhet Evropë”, ka shkruar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat