Haxhiu: Ilir Deda nuk ka guxim të kërkojë dorëheqjen e qeverisë

Aktuale

Haxhiu: Ilir Deda nuk ka guxim të kërkojë dorëheqjen e qeverisë

Nga: H.O. Më: 26 maj 2018 Në ora: 14:33
Ilir Deda

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka komentuar deklaratën e fundit të Ilir Dedës, lidhur me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë.

Haxhiu pyet se pse ky shqetësim vjen nga një opozitar. Sipas saj, arsyet mund të jenë të lidhura me atë që Deda vazhdon mos të ketë guxim të kërkojë dorëheqjen e kësaj qeverie.

Postimi i plotë:

Asnjë diktat nuk i është bërë as Ilirit as askujt tjetër, deklarata ishte propozim, dhe si e tillë u paraqit. Iliri u shqetësua shumë kur e mori deklaratën, që kërkonte dorëheqjen e qeverisë.

Pse ky shqetësim nga një "opozitar"? Arsyet pse ai e quan një propozim si diktat, mund të jenë të lidhura me faktin që vazhdon mos të ketë guximin të kërkoj dorëheqjen e kësaj qeverie, duke u sjell në mënyrë të pasinqertë para qytetarëve.

Fare në fund, le të propozoj Iliri një tjetër formulim të kërkesës për dorëheqjen e qeverisë. Pse nuk e propozon, por sulmon LV?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat