Mediat e Beogradit: Lirohet serbi që u arrestua për krime lufte

Aktuale

Mediat e Beogradit: Lirohet serbi që u arrestua për krime lufte

Më: 28 maj 2018 Në ora: 22:09
Ilustrim

Radiotelevizioni i Serbisë (RTS) raporton se serbi i arrestuar sot në Poterq të Klinës është liruar.

Për lirimin e serbit L.B., kanë raportuar mediat serbe.

Ai është arrestuar sot gjatë një pelegrinazhi të serbëve në kishën ortodokse serbe të ngritur në vitin 1992.

Atje sot protestuan shumë shqiptarë të cilët edhe e kishin identifikuar serbin si njërin nga pjesëmarrësit në masakrën serbë mbi shqiptarët në vitin 1999.

Ndryshe, banorët e këtij fshati kishin dalë në mëngjesin e sotëm për të protestuar kundër manifestimit të komunitetit serb, pasi në këtë fshat janë vrarë 17 civilë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat