Thaçi takoi presidentin austriak, Alexander Van der Bellen

Aktuale

Thaçi takoi presidentin austriak, Alexander Van der Bellen

Më: 30 maj 2018 Në ora: 12:47
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës zyrtare në Vjenë, ka zhvilluar një takim miqësor me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen.

Presidenti Thaçi ka falënderuar presidentin Bellen, për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në shumë procese historike që kanë të bëjnë me formimin dhe forcimin shtetit të Kosovës.

“Austria është një partner i fuqishëm evropian i Kosovës”, ka theksuar presidenti Thaçi.

 Nga ana tjetër, presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka theksuar se Austria ka një lidhje të veçantë me Kosovën, duke ofruar mbështetjen e pa rezervë të shtetit të tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat