Avni Arifi i ashpër me BE’në: Jeni bërë krah i djathtë i Serbisë

Aktuale

Avni Arifi i ashpër me BE’në: Jeni bërë krah i djathtë i Serbisë

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 22:39
Avni Arifi

Qeveria e Kosovës është treguar e ashpër me zyrtarët europianë sa i përket dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë.

Qasja e ashpër e Avni Arifit, kryenegociatorit kosovar në dialogun teknik me Beogradin, është zbuluar në një letër që ai ia ka dërguar zyrtarit europian Thomas Busch, pasi ky i fundit e kishte ftuar Kosovën në një raund të ri të dialogut në nivel teknik me Serbinë, për javën tjetër në Bruksel.

Arifi e refuzoi ftesën e zyrtarëve europianë për këtë rund dialogu dhe nuk u përmbajt në letër, duke thënë që është ndjerë i ofenduar nga ftesa dhe duke akuzuar BE’në që po anon kah Serbia në këtë dialog.

Sipas Arifit, europianët po heshtin krashi keqpërdorimeve që po bën Serbia, me theks të veçantë mbi marrëveshjen për energjinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat