Haradinaj: Kosova ka një kërkesë të vogël për BE-në por të madhe për ne

Aktuale

Haradinaj: Kosova ka një kërkesë të vogël për BE-në por të madhe për ne

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 16:20
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova duhet të kërkojë statusin e kandidatit të BE-së, por para se të arrijmë këtu, Kosova ka një kërkesë të vogël për BE-në, por të madhe për ne, liberalizimin e vizave.

Haradinaj i bëri këto komente në Klinë, ku partia që drejton po mban kuvendi zgjedhor. Ai tha se është koha që Kosova ta mandatoj ushtrinë e vet dhe t’i jap ndihmë KFOR-t dhe NATO-së në Kosovë, Evropë e pse jo edhe në botë.

Sipas tij, ky është viti edhe për ushtrinë.

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, tha se Aleanca në tri vitet aktive është konsoliduar dhe ka arritur të fitojë besimin qytetarë dhe të udhëheq me pushtetin komunal në Klinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat