Flet njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare: Këto procese e pengojnë Kosovën në rrugën evropiane

Aktuale

Flet njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare: Këto procese e pengojnë Kosovën në rrugën evropiane

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 19:30
Ilustrim

Derisa demarkacioni shihej si pengesa kryesore për liberalizimin e vizave, ka më tepër se dy muaj që ka përfunduar ky proces, ndërsa pritet që në një të ardhme të afërt Kosova të marr një përgjigje për vizat.

Po përveç demarkacionit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk është në nivelin e duhur, sipas Raportit të fundit të Progresit.

Politologu dhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Mentor Tahiri, thotë se mungesa e sundimit të ligjit dhe  korrupsioni “elitar” ka qenë gjatë gjithë kohës pengesa kryesore e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Image
Mentor Tahiri

“Natyrisht qëndron edhe pengesa e mosnjohjes nga ana e pesë vendeve të BE-së, por në parim përjashtuar Spanjën, qëndrimet e tyre nuk janë aq kundërshtuese në raport me Kosovën. Institucionet e Kosovës dhe përgjithësisht spektri politik në Kosovë duhet të kuptoj se “evropianizimi” politik i vendit nuk bëhet me improvizime, por me përmirësim të vërtetë. Tani kur po fltet për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, shihet qartë se retorika politike aspak nuk ndihmon. Institucionet e Kosovës duhet të kryejnë detyrat e tyre. Këtë nuk duhet ta bëjnë vetëm se është kriter evropian, por mbi të gjitha duhet ta bëjnë për qytetarët e vendit”, thotë Tahiri.

Sipas tij, kjo garniturë politikë nuk është e përgatitur për procesin e liberalizimit të vizave.

“Kosova ka para saj një rrugëtim të gjatë politik për të arritur “Evropën”. Me keqardhje duhet pranuar se kjo garniturë politike nuk është e përgatitur për këtë. Sot në Evropë politika realizohet me drejtësi, sundim të ligjit për të gjithë, vizion ekonomik dhe të gjitha këto synojnë përmirësimin e jetës së qytetarit, ndryshe politika nuk ka kuptim”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat