Hamza: Gjermania partner strategjik i Kosovës

Aktuale

Hamza: Gjermania partner strategjik i Kosovës

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 12:24
Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë Christian Heldt, ku diskutuan për progresin të cilin e ka arritur Kosova gjatë këtyre muajve në fushën e financave.

Hamza falënderoi diplomatin gjerman dhe Gjermaninë, si partner strategjik i Kosovës, për ndihmën që vazhdon të jep për Ministrinë e Financave dhe agjencitë e saj.

Me këtë rast e njoftoi atë për progresin dhe të arriturat në Ministrinë e Financave, për trendin pozitiv të të hyrave gjatë këtij gjashtë mujori, për nivelin e  shpenzimeve buxhetore, si dhe për stabilitetin makro fiskal në përgjithësi.

Ministri Hamza gjithashtu njoftoi ambasadorin Heldt, për reformat në legjislacionin tatimor dhe planet e Ministrisë së Financave për reformat në politikat fiskale, në të mirë të të bërit biznes në Kosovë. 

Ndërsa, ambasadori Heldt shprehu gatishmërinë e shtetit gjerman për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ofrimin e ndihmës për Kosovën në realizimin e planeve strategjike në fushën e financave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat