Nis studimi i fizibilitetit për SHSKUK-në

Aktuale

Nis studimi i fizibilitetit për SHSKUK-në

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 15:05
Pamje nga konferenca

Me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë ka nisur studimi i fizibilitetit për SHSKUK-në, i cili do t’i hapë rrugë projektit prej rreth 50 milionë eurosh për pajisje mjekësore.

Sipas kumtesës për media bëhet e ditur se brenda 8 muajve, ekipi i ekspertëve nga Evropa që ka ardhur në Kosovë, do ta bëjë gati dokumentin strategjik, në bazë të të cilit do të orientohen investimet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, si pjesë të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

“Projekti i studimit të fizibilitetit, i financuar nga “Western Balkans Investment Framework”, do të realizohet përmes asistencës teknike të WBIF-IPF 6 me përkrahje të Bankës Evropiane për Investime. Projekti ka për qëllim të vlerësojë gjendjen ekzistuese të infrastrukturës së pajisjeve mjekësore në kujdesin dytësor dhe tretësor shëndetësor në Kosovë, dhe nevojat për: Pajisje të reja; staf shtesë profesional; trajnime specifike të stafit për përdorimin e pajisjeve; mbështetje teknike dhe material shpenzues për pajisjet”, thuhet tutje në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat