Zyra e BE-së dënon incidentet e fundit ndëretnike

Aktuale

Zyra e BE-së dënon incidentet e fundit ndëretnike

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Zyra e Bashkimit Evropian ka dënuar incidentet e fundit në Kosovë me motive ndëretnike. Në një përgjigje, kjo zyrë dënon çdo veprim që ka për qëllim frikësimin apo dëmtimin e tyre. Ndaj këtyre rasteve, deri më tani kanë reaguar edhe Qeveria e ambasadorët e huaj.

Bashkimi Evropian në një përgjigje për media, i kanë dalë në mbështetje qeverisë vendore në zbatimin e ligjit ku respektohen të drejtat e të gjitha komuniteteve. BE’ja thotë se dënon çdo veprim që ka për qëllim frikësimin e tyre.

“BE-ja dënon çdo veprim që do të kërkonte të frikësonte ose të plagoste. Ne mbështesim qeverinë, institucionet, zbatimin e ligjit, të gjitha partitë e opozitës, shoqërinë civile dhe mediat për të punuar me përgjegjësi për të krijuar një Kosovë ku respektohen të drejtat e të gjitha komuniteteve”, kanë thënë në një përgjigje për gazetën nga BE’ja.

Më herët edhe Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për media ka dënuar incidentet e fundit që kanë motive ndëretnike.

Qeveria ka kërkuar nga organet kompetente që sa më shpejt të ndriçojnë arsyet dhe motivet e këtyre rasteve, dhe që autorët e tyre të dalin para drejtësisë.

“Rastet e tilla kanë për synim të pengojnë përpjekjet e institucioneve për ndërtimin e një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës i ka ftuar të gjithë qytetarët që mund të kenë informata për raste, të bashkëpunojnë me organet e rendit”, thuhet më tej në reagimin e Qeverisë.

Njësoj ndaj këtyre incidenteve ka folur edhe Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, i cili ka kërkuar nga Qeveria dhe autoritetet tjera përgjegjëse në Kosovë që të adresojnë në mënyrë adekuate të gjitha rastet e sulmeve ndaj pjesëtarëve të komunitetit pakicë në Kosovë.

Këto komente, ai i bëri për Radion Evropa e Lirë pas një takimi që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, me ç’rast ka shprehur edhe shqetësimin e tij për rastet, siç tha ai, në rritje kohëve të fundit të incidenteve në raport me pjesëtarët e komuniteteve pakicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat