OSBE bën fushatë për mbrojtjen e gazetarëve në Kosovë

Aktuale

OSBE bën fushatë për mbrojtjen e gazetarëve në Kosovë

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Kosovë po vazhdon fushatën për vetëdijesimin e publikut rreth sigurisë së gazetarëve në mbarë Kosovën.
Në një komunikate për media, OSBE thekson se fushata adreson sfidat e vazhdueshme, me të cilat përballen gazetarët gjatë punës së tyre dhe ndikimin e këtyre sfidave në punën e tyre.

Fushata e OSBE-së thekson edhe rëndësinë e gjetjes së autorëve të çdo forme kërcënimi ose sulmi ndaj gazetarëve, në mënyrë që sulmet e tilla të parandalohen në të ardhmen.

“Gazetarët janë të ekspozuar ndaj rreziqeve specifike të frikësimit, kërcënimeve apo sulmeve fizike për shkak të punës së tyre. Është e rëndësishme që secili pjesëtar i shoqërisë ta kuptojë nevojën për të mbrojtur gazetarët dhe për të kontribuar për një mjedis që respekton lirinë e fjalës dhe lirinë e medias”, citohet të ketë thënë shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Ndryshe, vetëm në vitin 2017 janë raportuar gjithsej 28 kërcënime ose sulme fizike ndaj gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat