53 milionë eurot e bëjnë qull Lekajn: Fajtor për milionat është ky ish-ministër

Aktuale

53 milionë eurot e bëjnë qull Lekajn: Fajtor për milionat është ky ish-ministër

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 16:35
Pal Lekaj

(E plotësuar) - Veç t’i numërosh janë shumë e lere më t’ia japësh dikujt. E edhe më vështirë të japësh llogari për to.

Qeveria e Kosovës ia ka dhënë 53 milionë euro kompanisë turko-amerikane Bechtel-Enka, e cila është duke ndërtuar autostradën “Arbën Xhaferi”.

Kjo në emër të zgjatjes së punimeve shtesë e që sipas Qeverisë aktuale krejt kjo për fajin e Qeverisë Mustafa.

Pal Lekaj doli sot me një konferencë gati një orë për të arsyetuar dhënien e atyre parave.

Por Lekaj gjatë tërë kohës e mbuluan djersët. Nuk bëri punë as faculeta.

E në një moment e ngatërroi fjalimin me shkrim që kishte përpara.

Atij në ndihmë i doli zëvendësi i tij Rexhep Kadriu, duke ia treguar rreshtin e humbur.

Image

***

Një fjalim të gjatë, si sqarim për 53 milionë eurot që i janë dhënë kompanisë “Bechtel Enka”, e ka mbajtur ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj.

Pal Lekaj  ka thënë se Kosova mund të shpëtonte nga kjo, por sipas tij, keqmenaxhimi i ish ministrit Lutfi Zharku, ka bërë që Kosova t’i humb milionat.

Ai ka shpjeguar se kjo ka ndodhur për shkak të zgjatjes së afatit, madje ky lloj dënimi do paguhet edhe me TVSH.

Madje, sipas tij, Kosovës po ia shpëton 5.5 milionë euro në muaj nga kjo kompani.

Lekaj: Po shpenzojmë nga 5.5 milionë euro në muaj

“Data e përfundimit të kontratës buxhetor është zgjatur nga 31 dhjetor deri në 1 qershor i vitit 2019 me shpenzime 0 %. Kjo siguron një mekanizëm ligjor për  të paguar Bechtel Enkan, duke u pajtuar me kompaninë dhe duke kursyer 5.5 milionë euro”, ka thënë ai.

Tha se “Bechtel Enka” nuk do të paraqet kërkesë në lidhje me mungesën e alokimit të buxhetit të vitit 2014 deri 2016 dhe se ministria përmes marrëveshjes po e ulë ekspozimin financiar dhe shpenzimet e qeverisë.

Lekaj, beson fuqishëm se kishte mundësi të shpëtohej nga ky dënim.

Lekaj: Kemi pasur disa njoftime, ka qenë e mundur të zgjidhet kjo çështje

“Është fakt se kemi pranuar disa njoftime dhe përsërisë se ka qenë e mundur të zgjidhet kjo çështje nëse veprimet do të merreshin me kohë. Siç e dini me 1 korrik të vitit 2014 është nënshkruar kontrata”, ka thënë ai.

Foli edhe me emra.

Tha se keqmenaxhimi i ish ministrit ia humbi Kosovës milionat.

Lekaj: Keqmenaxhimi i ish ministrit na i mori 53 milionë euro

“Sikur të ishim të kujdesshëm, dhe të kishim një marrëveshje për zgjatjen e kontratës, ndoshta nuk do të bisedonim sot për 53 milionë euro por me to do të përfundonim shumë projekte tjera. Dhe, për një keqmenaxhim dhe moskujdesi të ish ministrit dhe duke e ditur me kë ka të bëjë e duke e ditur se kontrata është Ligj, kemi ardhur deri këtu”, ka thënë Lekaj.

Ndryshe, Qeveria ka miratuar kërkesën për kompensimin prej 53 milionë euro të konsorsiumit “Bechtel & Enka” për zgjatjen e kontratës për rrugën Prishtinë-Hani i Elezit.

***

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj po mban konferencë për media, në të cilën pritet të flas lidhur me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për aneks kontratën me “Bechtel & Enka”-n, për përfundimin e projektit të autostradës R6, Prishtinë – Hani i Elezit”.

Qeveria do ta kompensojë kompaninë me një shumë prej 53 milionë euro, pas zgjatjes së kontratës për autostradën “Arbën Xhaferi”, deri më 31 dhjetor të këtij viti.               

Konferenca mbahet në Ministrinë e Infrastrukturës, në kabinetin e ministrit Pal Lekaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat