Zharku tregon se a do t’i kthehet politikës

Aktuale

Zharku tregon se a do t’i kthehet politikës

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 22:05
Xhabir Zharku

Një ditë pas kthimit nga Suedia, ish kryetari i komunë së Kaçanikut, Xhabir Zharku, ka folur për rastin e gjykimit të tij dhe dënimit më burg.
Ai në një intervistë ka thënë se ka ofruar argumente për pafajësinë, por siç, thotë ai ato nuk janë marrë për bazë. Zharku ka treguar se çfarë do të bëjë tash dhe a do t’i kthehet politikes.

“Jam i tërhequr nga politika. Jam shkëputur nga politika tash e gjashtë vite. Njëherë jam duke qëndruar më familje dhe është herët të flitet për kthimin tim në politikë”, ka thënë Zharku.

Ai ka thënë se tash për tash nuk mund të thotë konkretisht se çfarë vendimi do të merr.

“Duhet të shoh me vonë se çfarë vendimi do të marr. Tash për tash nuk mund të them asgjë konkrete”, ka thënë Zharku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat