“Thaçi është ngujuar në folenë e qyqeve?!”

Aktuale

“Thaçi është ngujuar në folenë e qyqeve?!”

Nga: N.H Më: 9 qershor 2018 Në ora: 08:30
Hashim Thaçi

Profesor, doktor, Binak Maxharraj, përmes një postimi në "Facebook", ka komentuar platformën për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Maxharraj thotë se kjo platformë veç se është e çuditshme, është edhe shumë qesharake, sepse, sipas tij, në të ishin të shkruara vetëm 489 fjalë, tamam si një hartim i keq i një nxënësi të shkollës fillore.

Tutje, ai thotë se Hashim Thaçi sikur është ngujuar në folenë e qyqeve dhe lëviz pa inovacion.

Image
Binak Maxharraj

“Ky njeri e ka gojën plotë me kompromise me Serbinë. Po si mund të bëjë kompromise të dhimbshme me Serbinë, kur ne jemi në shtëpinë tonë, e Serbia po donë me zor me na u rrasë në shtëpinë tonë, bile edhe pa na pyet fare. Si mund të bësh kompromise të dhimbshme me një send që është i imi e nuk është i yti”, ka shkruar ndër tjerash Maxharraj.

Ja postimi i plotë:

Thaçi është ngujuar në folenë e qyqeve?!

Kohë më parë Qeveria e Kosovës e qojë ne Kuvendin e Kosovës për diskutim Platformën për bisedimet finale me Serbinë. Kjo platformë është e çuditshme por edhe më shumë qesharake sepse në të ishin të shkruara vetëm 489 fjalë, tamam sa një hartim i keq i një nxënësi të shkollës fillore. Ky tekst platformë është shkruar nga njerëzit që nuk dinë së çka është platforma, si shkruhet ajo, e sidomos ishte pa invencion, pa përmbajtje. Nuk ishin shkoqitë temat kurciale për bisedimet përfundimtare me Serbinë, thjeshtë ishte shkruar shkel e shko sa për sy e faqe, sa për t’i qitë hi syve deputetëve, e esenca kryesore në këtë platformë nuk ishin temat se për çka duhet të bisedohet, por kryesorja në këtë platformë ishte që Hashim Thaçi të jetë kryesues i këtij dialogu shumë të rëndësishëm për Kosovën në fazën finale.

Dialogu me Serbin ka filluar që shtatë vite më parë. Atje shkojë Edita Tahiri me shtatë shkurtabiqët e vetë në stilin shko e eja si Adem Peja, pa kurrfarë rezultati, pos disa tabelave prej letre. Atje shkojë për bisedime edhe Hashim Thaçi me duar në gjepa pa kurrfarë plani se për çka po shkon, pa iniciuar temat e mëdha siç janë separacionet e luftës, të pagjeturit, për gjenocidin që kishte bërë mbi popullsinë shqiptare etj. Por, nga atje ai na i solli disa Marrëveshje të dëmshme për Kosovën si Demarkacionin dhe Asociacionin e komunave me shumicë Serbe.

Serbia që nga viti 1999 me qëllim e ka bllokuar veriun e Kosovës, atje i futi në lojë serbet e veriut të cilët shantazhojnë çdo gjë dhe nuk lejojnë asgjë te depërtoj atje. Që 18 vjet po zgjatë kjo gjendje agonije ne veri pa pas mundësi qe Kosova te çlirohet edhe nga kjo pjesë e territorit të vetë. Serbët atje menaxhojnë resurset vitale për ekonomin e Kosovës.

Kosova, e në veçanti Hashim Thaçi nuk ka pas ndonjë vizion te qartë për këtë pjesë të tokës tonë, ka bërë dialog shkel e shko pa përfituar asgjë por më shumë për ta përforcuar Serbinë në veri e cila dialogun e ka marrë me seriozitet më të madhe dhe e ka te qartë së çka po kërkon ky njeri ka humbë rrugën në oborrin e vet.

Dhe tashti kur po afrohet fundi i këtyre bisedimeve Serbia i hapi letrat, thjeshte ajo përmes Asociacionit po e kërkon Veriun e Kosovës. Kurse nga ana tjetër Hashim Thaçi sikur është ngujuar në folenë e qyqeve, lëviz pa inovacion, është njeri i shantazhuar, i lukur që mund ta thyej gjithkush. Ky njeri e ka gojën plotë me kompromise me Serbinë, po si mund të bëjë kompromise të dhembshme me Serbinë kur na jemi në shtëpinë tonë, e Serbia po donë me zor me na u rrasë në shtëpinë tonë, bile edhe pa na pyet fare. Si mund të bësh kompromise të dhembshëm me një send që është i imi e nuk është i yti.

Kosova nuk guxon të bëjë kurrfarë kompromise te dhembshme me asgjë, Kosova nuk guxon të bëjë kompromise me dhanë diçka në këmbim të formimit të ushtrisë, apo në këmbim me karrigen në OKB. Ushtria e Kosovës do të formohet nëse jo sot, nesër po se po, edhe do të do të pranohet në OKB herë do kudo. Por, ajo se çka Kosova në këtë finale të madhe të dialogut nuk guxon të bëjë tri gjera kurciale dhe jetike për Kosovën. Nuk guxon të bëjë lëshime antikushtetuese më rastin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë Serbe, nuk guxon që as se si t’i lejojë në menaxhimin e Ujmarit dhe Trepçës nga ky Asociacion, sepse këtu është edhe qëllimi i Serbisë. Kosova pa Ujmarin dhe Trepçën nuk do të ishte më Kosovë. Ujmari është arterje jetësore gjaku për Kosovën, nga kjo menaxhohen me miliarda euro, pa të nuk ka ekonomi, nuk ka jetë. Njësojë vlen edhe për Trepçën e cila dikur ishte gjiganti me madh dhe më i fuqishëm në krejt Evropën, ku ishin të punësuar mbi 20 mijë punëtor. Pikërisht këto të dyja janë shtyllat kryesore të zhvillimit të Kosovës. Kosova nuk mund të zhvillohet me leckat e importuara nga Turqia. Dhe pikërisht këtë dy shtylla i kërkon, i dëshiron Serbia, asaj kjo i intereson, ajo këtë e donë, ajo për këtë po lufton që18 vite.

Për ti mbrojt të gjitha këto që janë tonat duhet që Kosova të këtë kosnsesuesin e përbashkët me një platformë gjithëpërfshirëse. Në këto bisedime nuk mund të shkojë Hashim Thaçi sepse ai nuk e ka arsyetuar vetën si mbrojtës i interesave të Kosovës duke lëshuar për në favor të Serbisë. Nga ana tjetër është një njeri tinxak, pa transparencë me organet e pushtetit, prandaj ky njeri e ka humb kredibilitetin që të dialogojë me Serbinë, sepse e ka humbë besimin, është i pa besë dhe për këtë arsye askush nuk po dëshiron që ai të udhëheqë me dialogun në fazën përfundimtare ku nuk guxohet të bëhet kurrfarë kompromisi i dhimbshëm për Kosovën, sepse Serbia s’ka se për çka të bëjë kompromise, sepse na jemi në shtëpinë tonë, nuk kemi ku shkojmë përtej pragut tonë. Dhe mu për këtë arsye Presidenti Hashim Thaçi nuk është i denjë për fazën finale të dialogut, se përndryshe ai mund të befasoi, siç na ka befasuar për të keq edhe gjatë gjithë fazës së dialogut në të kaluarën. Atje në biseda përfundimtare me Serbinë duhet të shkojnë njerëz që më shumë e donë shtetin se pushtetin, të jenë të denjë, të pakompromituar. E Hashim Thaçi le të vazhdoi të jetë i ngujuar në folenë e qyqeve, sepse vetë e ka dëshiruar këtë, sepse askush në Kosovë nuk e mbështet, si President nuk ka arrij të bëjë ndonjë konsensus, por ka arrit të bëjë ndarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat