Ministri e përkrah nismën që stadiumi i Prishtinës të mbaj emrin e Fadil Vokrrit

Aktuale

Ministri e përkrah nismën që stadiumi i Prishtinës të mbaj emrin e Fadil Vokrrit

Nga: A.M. Më: 9 qershor 2018 Në ora: 18:51
Bajram Hasani

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka thënë se Fadil Vokrri është njeri më meritor për hapjen e dyerve drejt anëtarësimit të Kosovës, UEFA dhe FIFA.

Po ashtu, ai është bashkuar fushatës që stadiumi i ri i Prishtinës të mbaj emrin e legjendës së futbollit të Kosovës Fadil Vokrri.

Postimi  i plotë:

Ai ishte njeriu më meritor për hapjen e dyerve drejt anëtarësimit të Kosovës në dy shtëpitë e futbollit, UEFA dhe FIFA.

Legjendë, jemi rritur me dashurinë për ty dhe futbollin. Ti prej sot nuk je vetëm fizikisht me ne por, emri yt nuk do të harrohet kurrë. Futbolli ynë gjithmonë do të identifikohet me emrin, Fadil Vokrri!

Dritë pastë shpirti yt! #stadiumiFadilVokrri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat