Ish- anëtari i SHIK-ut tregon “lojërat” që po i bën Thaçi për ta rritur reputacionin e vet

Aktuale

Ish- anëtari i SHIK-ut tregon “lojërat” që po i bën Thaçi për ta rritur reputacionin e vet

Nga: D.RR Më: 10 qershor 2018 Në ora: 06:31
Hashim Thaçi

Ish anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një statusi në Facebook, ka ironizuar me presidentin Thaçi, për të cilin thotë se ai është bërë si babadimri i vitit të ri, por që ky po shpërndan miliona në vend të dhuratave, për të rritur reputacionin e rrejshëm.

Postimi i plotë:

U bë presidenti  jonë si babadimri për vit të ri kur jep çokollata dhe dhurata, por ky i joni në vend bonboneve e çokollatave, po shpërndan miliona (për të ja rrit vetit reputacionin e rrejshëm), pse jo kur milionat sot për të janë cikërrimë, pasi ka vjedhur e përvetësuar nga lufta e këndej qindra milion euro tjera.
Ani çka që ka vjedh ky populli i jon i përvuajtur i mësuar me shekuj me samarin mbi shpin, nuk të donë po se vjedhë dhe po se gënjeve a po se tradhtove po se...!
Me kanë i drejt dhe i sinqertë te ne shqiptarët në përgjithësi mbaron njeri krejt përfundon keq, pasi populli i jonë të trajton si budalla, si gomar ose të luajtur mendsh.
Prandaj z.president, edhe pse je hajn e tradhtar i lig mos ua qkoq...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat