Thaçi: Lidhja Shqiptare e Prizrenit iu kundërvu synimeve për copëtimin e tokave shqiptare

Aktuale

Thaçi: Lidhja Shqiptare e Prizrenit iu kundërvu synimeve për copëtimin e tokave shqiptare

Nga: A.M. Më: 10 qershor 2018 Në ora: 10:18
Hashim Thaçi

Sot në vendin tonë është duke u shënuar 140-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Lidhur më këtë ditë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Lidhja Shqiptare e Prizrenit iu kundërvu synimeve për copëtimin e tokave shqiptare.

Për më tepër, në postimin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi e shumë të tjerë mbeten figura të mëdha historike, frymëzuese edhe pas 14 dekadash.

Postimi i plotë:

Në qytetin historik të Prizrenit, më 10 qershor 1878, delegatë nga të gjitha viset shqiptare u mblodhën për ta themeluar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, organizatën më të rëndësishme politike, ushtarake dhe ekzekutive, që nga koha e Skënderbeut. Lidhja Shqiptare e Prizrenit iu kundërvu synimeve për copëtimin e tokave shqiptare, pas dobësimit të Perandorisë Osmane me kryengritje, memorandume dhe forma tjera të rezistencës. Lëvizja kulturore e Rilindjes sonë Kombëtare, si vetëdije kulturore dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si vetëdije politike, janë ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit tonë në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Ideatorët, burrështetasit dhe ushtarakët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi etj., mbeten figura të mëdha historike, frymëzuese edhe pas 14 dekadash. HTH

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat