Ish deputeti rrëfen momentin kur Haradinaj largon me forcë një grua nga foltorja

Aktuale

Ish deputeti rrëfen momentin kur Haradinaj largon me forcë një grua nga foltorja

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 12:14
Momenti kur Haradinaj e largon me forcë nga skena

Ish- deputeti i LDK-së, Adem Salihaj ka marrë pjesë në ceremoninë e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe ka komentuar zhvillimet që kanë ndodhur aty.

Për më tepër, ai ka rrëfyer momentin kur kur një grua del në skenë dhe flet në foltore, kurse kryeministri i vendit Ramush Haradainaj e largon atë me forcë nga foltorja.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë

Sot mora pjesë në një llakërdi në Prizren. Shfaqja quhej "Seance solemne e Kuvendit të Kosoves". Ne fakt,do te duhej të ishte nder të marrësh pjesë në të,sepse seanca solemne po organizohej në Prizren me rastin e 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.Por,në vend të një seance solemne që na nderon,ajo u shndërrua në një llakërdi turpi,në të cilën nuk dihej kush udhëhiqte e kush moderonte,kush duhej te fliste e kush jo. Kadri Veseli e shpalli të mbyllur,njerezit filluan te dalin,pastaj Ramush Haradinaj kërkoi që të vazhdohej. Një grua filloi të fliste në foltore me mikrofon të ndalur,Kadri Veseli ia kyçi mikrofonin,Ramush Haradinaj doli ia shkyçi mikrofonin dhe e largoi me forcë nga foltorja. Pastaj,në një ditë zie,pati edhe program muzikor.

Në përgjithësi ishte një pështjellim i neveritshëm . Krejt u zhvillua ne frymën e qeverisjes së tanishme në Kosovë. Në vend që të na bënte krenarë në një ditë kaq të rëndësishme për kombin tonë ,ajo na turpëroi. Në nderkohë,gjithëçka u përzi,nuk dihej ku mbaroi seanca e ku filloi akademia,vinin personalitete të rëndësishme e nuk kishin ku të uleshin.

Sot,udhëheqësit e institucioneve të Kosovës "shkëlqyen" me të gjitha aftësitë e tyre ashtu siç janë realisht.

Çobanët do ta kishin organizuar më mirë këtë.

Vërtetë për t'u turpëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat