Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Këshillit Ministror për Integrime Evropiane, tha se po i kryejnë punët si institucione për liberalizimin e vizave.
Ndërsa ministrja e Integrimeve Evropiand Dhurata Hoxha theksoi se është e rëndësishme që të ketë rezultate konkrete në zbatimin e kritereve të ERA-s. Ajo ka përmendur disa të arritura në këtë proces, duke thënë se tashmë është miratuar projekt-kodi penal, Ligji për Arsimin e Lartë, i cili do të miratohet deri në fund të qershorit, si dhe nënshkrimi i tri nënprotokolleve me Maqedoninë.
Ajo tha se të gjitha institucionet janë të përkushtuar në procesin e integrimeve evropiane.
Rreth tërheqjes së platformës nga Kuvendi, Haradinaj tha se kjo nuk ka të të bëjë me platformë por ka të bëjë me delegacion kush i prinë e kush jo, se letrat nuk po i lexon askush.
Haradinaj tha se duhet të ketë një bashkim ku duhet të jenë të gjithë aty , presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit, kryetarët e partive. Ai tha se ata që e kanë kritikur platformën nuk e kanë pasur hallin tek platforma.