“Komuna e Prishtinës paguan Faturë të pa protokolluar”

Aktuale

“Komuna e Prishtinës paguan Faturë të pa protokolluar”

Nga: Arben Sylejmani Më: 11 qershor 2018 Në ora: 12:36
Këshilltarja e LDK-së, Fiknete Bejta

Këshilltarja nga radhët e LDK-së, Fiknete Bejta në asamblenë e kryeqytetit, thotë se komuna e Prishtinës po paguan Faturë të pa protokolluar.

Në një koment në Facebook, Bejta ka shkruar se në emër të faturës për derivate janë paguar derivate në vlerë 38, 595.00 Euro, ndërsa në të njëjtën mënyrë janë paguar edhe 21,522.00 Euro për Pastrimin dhe Mirëmbajtjen e Objekteve Shëndetësore.

Ky është komenti i saj i plotë:

Komuna e Prishtinës paguan Faturë të pa protokolluar. 
Në emër të faturës për derivate janë paguar derivate në vlerë 38, 595.00 Euro ndërsa në të njëjtën mënyrë janë paguar edhe 21,522.00 Euro për Pastrimin dhe Mirëmbajtjen e Objekteve Shëndetësore. 
Sipas të gjeturave të ZKA- së thuhet se 52 pagesa të testuar , që kishin të bënin me investime kapitale si dhe mallra dhe shërbime nuk është respektuar Rregulla Financiare 01/2013. 
Sipas kësaj Rregulle, procesi për inicimin e shpenzimit i paraprin kërkesa për blerje, zotimi i mjeteve, urdhër blerja , pranimi i mallit dhe më pas fatura. Ndërsa Komuna e Prishtinës ka bërë urdhër blerje dhe zotim të mjeteve pas pranimit të punëve apo furnizimeve, gjegjësisht pas pranimit të faturës. Kjo është vetëm njëra prej shumë parregullsive që ka hasur ZKA-ja gjatë auditimit të rregullsisë së raporteve dhe materialeve financiare të Komunës së Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat