Ekipi i i famshëm i Kuvendit pritet t’i kthehet shpejt kryeqyteteve europiane për vizat

Aktuale

Ekipi i i famshëm i Kuvendit pritet t’i kthehet shpejt kryeqyteteve europiane për vizat

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 14:49
Ekipi i i Kuvendi

Lobimi i Veselit me ekip zgjati veç një ditë. Turi, që ishte paraparë të zhvillohej në Evropë, pati vetëm një ndalesë, Vjenën. Por, lobuesit nuk e kanë kryer detyrën e tyre me kaq. Në vijim, kryeparlamentari Kadri Veseli me një grup deputetësh kanë për destinacion kryeqendrat tjera evropiane si Parisin e Romën.

Javën e kaluar, lajmi kryesor nga Kuvendi ishte se kryeparlamentari Kadri Veseli do të mblidhte deputetë nga secili Grup Parlamentar dhe do të niseshin për një ekskursion që për qëllim kishte lobimin për liberalizimin e vizave.

Pjesë e ekipit lobues ishin përzgjedhur Teuta Rugova nga LDK’ja, Evgjeni Thaçi – Dragusha nga Glauk Konjufca nga Vetëvenedosje, Aida Dërguti nga PSD, Time Kadriaj nga AAK , Bilall Sherifi nga Nisma dhe Fikrim Damka nga 6+.

Me në krye Kadri Veselin përfaqësuesit e Kuvendit të Kosovës të enjtën e kaluar takuan kryeparlamentarin austriak, Ëolfgang Sobotka.

Grupi u nisën për Vjenë të enjtën më 7 qeshor për t’u kthyer një ditë pas.

Në Kuvend thonë se ky tur nuk ka përfunduar. Destinacion më tutje do të jenë kryeqendrat e tjera evropiane si Parisi e Roma. Vizitat priten të mbahen përgjatë këtij muajit, ndërsa varen edhe prej agjendave se si do të aranzhohen.

Ndryshe, turi i lobimit, më saktësisht përmbajtja, ishte befasi për të gjithë. Shpërthyen komentet në rrjetet sociale, ndërsa nuk kishte pritje se ky ekip do të lëvizte ndonjë gur në cështjen e heqjes së vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat