Marramendëse: Ja sa do ta ketë pagën Haradinaj pas vendimit të Kushtetueses

Aktuale

Marramendëse: Ja sa do ta ketë pagën Haradinaj pas vendimit të Kushtetueses

Nga: P.R Më: 11 qershor 2018 Në ora: 16:38
Ramush Haradinaj

Gjatë ditës së sotme, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka marr vendim negative për anesën e Vetëvendosjes për ngritjen e pagave nga ana e qeverisë Haradinaj.

“Pas shqyrtimit të pretendimeve dhe të argumenteve të parashtruesve të kërkesës, Gjykata Kushtetuese theksoi: (i) nuk është dëshmuar se vendimi për rritjen e pagave përbën çështje të nivelit kushtetues; (ii) bazuar në argumentet e paraqitura, nuk rezulton se Kuvendit i është cenuar apo pamundësuar ushtrimi i kompetencave të tij kushtetuese për miratimin dhe zbatimin e buxhetit shtetëror; (iii) për sa i përket konfliktit të interesit se nuk është brenda funksionit të Gjykatës që të vlerësojë pretendimet për shpërputhjen e vendimit të kontestuar me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, sepse ajo çështje bie nën juridiksionin e organeve të tjera të përcaktuara me Kushtetutë; dhe (iv) për sa i përket shkeljeve të neneve 3 [Barazia para Ligjit] dhe 7 [Vlerat] të Kushtetutës, parashtruesit nuk kanë paraqitur fakte bindëse se pagat e parapara në Vendimin e kontestuar trajtojnë ndryshe pozita ose situata të ngjashme dhe nëse ky ndryshim në trajtim nuk ka ndonjë justifikim objektiv dhe të arsyeshëm. Gjykata, më tej shtoi se nuk është brenda fushëveprimit të saj që të vlerësojë apo të zëvendësojë politikat publike të përcaktuara nga organi legjislativ apo ekzekutiv. Parimi i ndarjes së pushteteve detyron Gjykatën Kushtetuese që të respektojë përcaktimin e politikave nga organet gjegjëse kushtetuese. Vendimet themelore të politikëbërjes për qeverisjen e vendit duhet të merren nga organet kushtetuese me legjitimitet demokratik, përkatësisht nga Kuvendi dhe Qeveria. Ato organe – për shkak të natyrës së tyre dhe të legjitimitetit demokratik – janë në pozitë më të mirë se sa Gjykata Kushtetuese për të përcaktuar dhe për të avancuar politikat buxhetore, ekonomike dhe sociale të vendit”, thuhet në arsyetimin e Kushtetueses.

Por sa do të jetë paga e Haradinajt pas këtij vendimi?

Duke marr për bazë kushtet ekonomike në Kosovës, shuma e pagës së Haradinajt do të jetë marramendëse.

Ai kohë më parë, me një vendim ia kishte dyfishuar vetes pagën dhe pesë zëvendëskryeministrave të vet. Deri më tash paga e kryeministrit ka qenë rreth 1500 euro, deri sa tash e tutje ajo do të jetë 2950 euro, shkruan “Bota sot”.

Ky është vendimi:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat