Presidenti i Kosovës ia ka shtuar luksin vetës. Nga vetura e tipit “Audi Q5”, të cilën e kishte deklaruar nën pronësi të bashkëshortes, Hashim Thaçi është ende në detyrime financiare për veturën e re Audi “A4”, të blerë gjatë vitit të kaluar në vlerën e 23 mijë eurosh
Pasuria e presidentit po rritet nga viti në vit. Vetura e vetme që ai kishte deklaruar ishte një “Audi Q5”, në shumë të 15 mijë eurosh. Por, tani nën pronësi të përbashkët të familjes, ata vozisin veturë të plot 23 mijë eurosh.
Paga vjetore e presidentit, kap shifrën e 32 mijë eurosh. Ndërsa mëditjet e 9 mijë e 968 euro.
Ndryshe nga Thaçi, bashkëshortja e tij merr dy paga. Njërën në Universitetin “AAB”, ku paguhet 6 mijë e 500 euro, dhe tjetrën për punën në “Universitetin e Mitrovicës”14 mijë e 670 euro.
Bashkëshortja e presidentit, Lumnije Thaçi në maj të këtij viti u emërua prodekane në Universitetin e Mitrovicës.