Kjo është pasuria e presidentit Thaçi, gruaja e tij ka kaq para

Aktuale

Kjo është pasuria e presidentit Thaçi, gruaja e tij ka kaq para

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 19:07
Hashim Thaçi me gruan e tij

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, (AKK) se pagë vjetore merr 32 mijë euro. Presidenti po ashtu ka deklaruar se ka marrë kredi në bankë për blerje të veturës dhe ndërtim të shtëpisë.

Thaçi posedon tokë bujqësore në vlerë prej 180 mijë euro dhe një shtëpi 250 metra katrorë të cilën e ka deklaruar se është pronë e përbashkët.

Pasuri të luajtshme presidenti Thaçi ka deklaruar dy vetura “Audi Q5” që është në pronësi të bashkëshortes së tij, Lumnije Thaçi dhe “Audi A4” pronë e përbashkët, ku të dyja këto kapin vlerën prej 38 mijë euro.

Ndërsa para të gatshme të mbajtura në institucione financiare presidenti Thaçi ka deklaruar se ka në dy banka të Kosovës ku vlera e tyre kap shumën e prej 139,704 mijë euro ndërsa në njërën prej bankave ka kursime për fëmijë në vlerë prej 10,280 euro.

Ndërsa në të njëjtin institucion financiare krahasuar me vitin e kaluar presidenti Thaçi kishte deklaruar 290. 000 mijë euro, me prejardhje nga shitja e shtëpisë.

Mirëpo si duket presidenti Thaçi është edhe në borxhe. Ai ka deklaruar se detyrimet financiare ka në dy banka të Kosovës, borxhe këto të cilat i ka marrë për blerje të veturës dhe ndërtim të shtëpisë.

Për Zonjën e Parë të Kosovës, Lumnije Thaçi si duket viti i kaluar ka qenë mjaftë fitim prurës. Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, (AKK), bashkëshorti i saj presidenti i vendit Hashim Thaçi ka deklaruar pasurin vjetore të tij dhe të bashkëshortes së tij.

Këtë vit Zonja e Parë e Kosovës, merr pagë vjetore në vlerë prej 21 mijë euro ku prejardhja e tyre është nga Universiteti privat “AAB”, dhe Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”.

Mirëpo krahasuar me vitin e kaluar Zonja e Parë ishte më e “varfër”. Pagë vjetore ajo kishte marrë në vlerë prej 18.000 euro nga Universiteti Fama.

Por nuk është vetëm ky avancim financiar i Lumnije Thaçit. Këtë vit ajo është pronare e një veture, “Audi Q5” në vlerë prej 15.000 euro, të cilën e ka marr me kredi në njërën nga institucionet financiare në Kosovë.

Zonja e Parë Lumnije Thaçi para disa muaj është zgjedhore Dekane në Universitetin e Mitrovicës, “Isa Boletini”. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat