Kryetari i kësaj komune, ka pasuri mbi 1.5 milionë euro

Aktuale

Kryetari i kësaj komune, ka pasuri mbi 1.5 milionë euro

Nga: H.O. Më: 11 qershor 2018 Në ora: 20:32
Ilustrim

Nga deklarimet e pasurisë në Agjensinë Kundër Korrupsionit, janë bërë publike të gjitha pasuritë e zyrtarëve të lartë. Në mesin e tyre është deklaruar edhe pasuria e kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

Duke përfshirë shtëpi, toka, banesa e ara, pasuria e tij sillet mbi 1 milionë e 570 mijë euro. Ai ka deklaruar poashtu edhe pasurinë e luajtshme, veturat e familjarëve, të vetën, të bashkëshortes e të fëmijëve, e poashtu edhe orat e Rolex dhe Cartier, e poashtu stoli tjera ari.

Ai ka edhe të ardhura të mira vjetore nga pagat e bashkëshortes dhe fëmijëve, e poashtu edhe kursime të mira në bankë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat